
Interi luan një ndeshje shumë të rëndësishme në Ligën e Kampioneve, teksa përballet me çekët e Viktoria Plzen. Zikaltërit do të futen në fushë vetëm për fitore, pasi në rast se kjo arrihet, atëherë do të siguronin zyrtarisht kalimin e grupit.
Në prag të kësaj sfide, para mediave, ka folur trajneri i Interit, Simone Inzaghi, i cili u shpreh se skuadra është e përqendruar që të mos bjerë në kurthin e kundërshtarit.
Sigurisht, e dinim që nuk ishim me fat në short, ndërsa tani luajmë kualifikimin 1 ndeshje para se të përfundojë faza e grupeve. Është e qartë që nuk kemi bërë akoma asgjë, luajmë kundër një skuadre që po dominon kampionatin vendas, por për ne është një mundësi e artë dhe nuk duam të dështojmë. Nuk kemi frikë se do të biem në kurth, jemi të përqendruar dhe të vetëdijshëm.
Sezonin e kaluar shfrytëzuam një rast të ngjashëm, tani duhet të shfrytëzojmë edhe këtë mundësi, sepse e dimë që kualifikimi është shumë i rëndësishëm për të gjithë: skuadër, klub dhe tifozë.
Lukaku? Nëse edhe sot stërvitet si në ditët e kaluara, do të jetë me ne. Bashkë me të edhe Gagliardini. Për Brozovic duhet akoma kohë, por të shohim nëse e rikuperojmë për ndeshjen kundër Sampdorias



