
Chelsea ka zhgënjyer në transfertë, teksa është mposhtur 0-3 në transfertë nga Leeds.
Një gafë e portierit Mendy u shfrytëzua në maksimum nga Aaronson që shënoi në minutën e 33-të, ndërsa 4 minuta më vonë Rodrigo dyfishoi shifrat.
Për të vulosur shifrat, mendoi Harrison që shënoi edhe golin e tretë në minutën e 69-të. Në tre javët e para të kampionatit, Chelsea numëron 1 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje.



