“Nuk i kam lënë kurrë stërvitjet”, Dermaku prezantohet te skuadra e re

“Nuk i kam lënë kurrë stërvitjet”, Dermaku prezantohet te skuadra e re

Kastriot Dermaku edhe zyrtarisht është lojtari më i ri i Lecce në Serie B. Mbrojtësi i Kombëtares, ka vendosur të largohet nga Parma, ku hapësirat për të ishin të pata dhe tashmë do të vazhdojë karrierën te skuadra tjetër italiane.

Ditën e sotme Dermaku ka bërë edhe prezantimin e tij te skuadra e re, ku tha se mezi pret të nisë këtë aventurë të re.

Rikthimi këtu ishte diçka që e donim të gjithë, sepse këtu u ndjeva shumë mirë që në fillim. Më vjen keq për mënyrën se si shkoi vitin e kaluar dhe vendosa të rikthehem, për të treguar potencialin tim.

Te Cosenza unë nuk lashë asnjë stërvitje, madje as me ekipin kombëtar. Sidoqoftë dëmtimet janë pjesë e karrierës. Kampionati ka qenë gjithmonë i vështirë dhe këtë vit do të jetë akoma më i vështirë se vitin e kaluar. Ne gjithmonë do të japim më të mirën dhe në fund të sezonit do të bëjmë bilancet.

Janë mundësitë për një kampionat të madh. I kemi mundësitë për të bërë mirë. Mezi po pres të punoj me shokët e skuadrës.”, u shpreh Dermaku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy