Inter Miami pretendon Luis Suarezin

Inter Miami pretendon Luis Suarezin

Prishja e kontratës me Gremion e Porto Alegres e ka rikthyer vëmëndjen e drejtuesve të Inter Miamit tek Luis Suarez. Në Major League Soccer, pikërisht tek skuadra e ‘’ Tata ‘’ Martinos janë transferuar së fundmi Lionel Messi , Sergio Busquets dhe Jordi Alba, ish shokët e ‘’ El Pistoleros ‘’ tek Barcelona, me të cilët fitoi shumë tituj të rëndësishëm në të kaluarën , në Spanjë dhe më gjerë. Sipas informacioneve të fundit, në të kaluarën disa ekipe i ofruan ishi-t të Ajaxit një kontratë për dy vite, e refuzuar nga golashënuesi i lindur në Salto. Megjithatë , risia në këtë histori është se traineri argjentinas i ka dhënë dritën jeshile transferimit të Luis Suarezit tek Inter Miami, i cili ka hasur disa vështirësi në sezonin aktual dhe ndoshta fillimi i një eksperience të re mund të rezultojë një goditje e qëlluar në shenjë. Duhet kujtuar se para disa vitesh 36 vjeçari u konsiderua një ndër sulmuesit më të mirë në botë dhe kalimi i mundshëm tek Inter Miami do ti jepte mundësinë e pjesëmarrjes edhe në Kupën Libertadores pas lejes së dhënë nga Federata e Conembol duke filluar nga sezoni vijues.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy