
Derbi mes Partizanit dhe Tiranës, do të luhet në stadiumin “Elbasan Arena” ditën e shtunë në orën 18:45.
Klubi i kuq, nëpërmjet një komunikate, ka bërë të ditur se derbi i kryeqytetit do të zhvillohet në Elbasan.
Partizani bën të ditur edhe arsyet për t’u zhvendosur në “Elbasan Arena”, ku thuhet se me “Air Albania” e mbyllur, stadiumi “Selman Strëmasi” për shkak të infrastrukturës tejet të amortizuar është konsideruar nga autoritetet si një impiant, i cili nuk garanton sigurinë dhe mbarëvajtjen normale për zhvillimin e një ndeshje të tillë siç është derbi kryeqytetit.



