Real Madridi i paqartë për Jovic

Real Madridi i paqartë për Jovic

Luhatjet e vazhdueshme të Luka Jovic ia kanë forcuar idetë drejtuesve të Real Madridit se kanë gabuar me blerjen e sulmuesit tek Eintracht Frankfurt. Paraqitjet e serbit tek gjermanët  i motivuan shumë drejtuesit e ‘’ Galaktikëve ‘’ për ta konkretizuar operacionin gjatë merkatos së verës se 2019-tës  kundrejt 60 milionë eurove  por me kalimin e kohës gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç parashikoheshin në fillim .  Rendimenti i 23 vjeçarit ka lënë shumë për të dëshiruar dhe nuk i ka plotësuar kërkesat e spanjollëve duke ia përforcuar idetë Real Madridit se duhet ta largojnë në merkato .  Loja e shfaqur nuk korrespondon me rrogën prej 5 milionë eurosh në sezon dhe ‘’ Los Blancos ‘’ duhet të jenë  shumë vigjilentë për më tej me objektivin e dajles të fituar për një lojtar , kartoni i të cilit sipas portalit Transfermarkt kap 20 milionë eurot . 

Gjithsesi vlerat që disponon nuk mund të harrohen lehtë pavarësisht se sezoni  nuk ka rezultuar i duhuri për Luka Jovic  të cilit me siguri do ti duhet të përballet me interesin e skuadrave me emër   , ndër të cilat mund të përmenden Chelsea dhe Manchester United që do ta nisin sezonin me pozita krejtësisht ndryshe .  

 Fitimi i Champions Leagues nga ‘’ Blutë e Londrës ‘’ që shoqërohet nga fakti se mbetet rivali për tu mundur sidomos në këtë kompeticion ia rrit kreditet për të dalë të fituar në këtë operacion , ndërsa Manchester United beson se Ole Gunnar Solskajer ka ende për të dhënë por norvegjezit i duhet mbështetja absolute e krerëve të presidencës për tu afruar me  suksesin.

4 finalizime në 18 ndeshje e kanë dhënë disi impaktin e tyre sepse pretendentët janë shumë të fuqishëm në çdo aspekt  dhe  transferimi në Premier League mund ta ketë destinacionin final gjatë merkatos së verës .  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy