Sfida e kthimit me Chelsea, Pioli: Nesër do jetë ndeshje tjetër, përfituan nga gabimet tona

Sfida e kthimit me Chelsea, Pioli: Nesër do jetë ndeshje tjetër, përfituan nga gabimet tona

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli, ka folur në konferencë për shtyp, para ndeshjes që skuadra e tij do të luajë të martën me Chelsea në Ligën e Kampioneve.

Pioli tha se do të jetë një ndeshje ndryshe nga ajo e para në Angli, ku kuqezinjtë u mposhtën 3-0. Tekniku kuqezi deklaroi se skuadra e ka analizuar humbjen e parë dhe shtoi se kundërshtari përveç cilësive, shënoi edhe nga gabimet e Milanit.

Duhet të luajmë një lojë të nivelit të lartë nga çdo këndvështrim. Në bazë të asaj që kemi parë dhe analizuar, ne kemi vlerësuar se çfarë duhet të ndryshojmë. Duhet të vërtetojmë se në Londër ishte një episod i vetëm, një përjashtim. Ne dolëm shumë të zhgënjyer, kemi mësuar nga situatat e javës së kaluar. Ne i vlerësuam ato. Chelsea përveç cilësive, ka shfrytëzuar shumë edhe gabimet tona.

Megjithatë, nuk duhet të jetojmë me dyshime dhe shqetësime, por të luajmë në nivelin tonë. Ai nivel energjie, mendore, vëmendje që ne e dimë se mund ta arrijmë. Nesër është një lojë tjetër, shumë gjëra do të ndryshojnë. Dhe tifozët tanë do të jenë një armë më shumë. Kjo është një lojë që vlen shumë, për vlerën e kundërshtarëve dhe për rritjen tonë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy