
Gazetari i sportit, Alban Xhihani, duke folur për finalen e 25 majit të Conference League, e cila do të zhvillohet në “Air Albania”, u shpreh se shqetësimi më i madh, është te një përplasje e mundshme e dy tifozerive, të Romës dhe Feyenoord, në aeroport.
Problemi sipas Xhihanit në Shqipëri, është infrastruktura.
Falë Zotit kam pasur fatin të marr pjesë në finale të ndryshme. Me kalimin e viteve, çdo gjë vjen duke u perfeksionuar. Shikon një lloj perfeksioni që kanë qytete të mëdha. Pyetja është sa e përballon një vend i vogël një finale të madhe. UEFA ka kohë që ka ardhur, është edhe pjesë e tyre.
Ne kemi problem infrastrukturën, transportin. Ne shumica do na vijnë me avion. Shqetësimi më i madh për përplasjen e tifozerive është te aeroport, pasi aty është vend i vogël.



