
Tirana pësoi humbjen e parë në kampionat ditën e djeshme, teksa u mposht 2-1 nga Kukësi.
Sikur të mos mjaftonte humbja në fushë, bardheblutë duhet të përballen edhe me probleme të tjera. Mbrojtësi titullar, Behiratche ndjeu shqetësime gjatë pjesës së parë dhe në të dytën nuk u rikhye në fushë.
Te Tirana janë të shqetësuar për gjendjen e lojtarit, i cili do i nënshtrohet analizave të detajuara për të kuptuar shkallën e dëmtimit.



