
Te Manchester United ka shpërthyer Covid-19, teksa janë zbuluar disa raste pozitive.
“Djajtë e kuq” kanë bërë të ditur, se disa lojtarë dhe anëtarë të stafit kanë rezultuar pozitiv në testet e kryera për Covid-19.
Për këtë klubi ka njoftuar edhe përfaqësues të Premier League dhe së fundmi është pezulluar edhe stërvitja.
Në këtë situatë, rrezikon shtyrja e ndeshjes në kampionat ndaj Brentford, e planifikuar për t’u zhvilluar nesër.



