
Hungaria është dënuar nga UEFA për shkak të sjelljes së tifozëve në fazën e grupeve në Europian, në ndeshjet ndaj Portugalisë, Francës dhe Gjermanisë.
UEFA e ka dënuar kombëtaren europiane që në 3 ndeshjet e ardhshme të luajë me dyer të mbyllura. Federata hungareze gjithashtu është dënuar me një gjobë prej 100 mijë eurosh si dhe në tre ndeshjet e ardhshme janë urdhëruar që në 3 ndeshjet e ardhshme të vendosin një banderolë me hashtagun “#EqualGame”, së bashku me logon e UEFA-s.
Në sqarimin e bërë nga UEFA për dënimin, thuhet se gjithçka lidhet me brohoritjet si majmun ndaj Mbappe, ofendimet ndaj Cristiano Ronaldo dhe mosrespektimi i himneve të kombëtareve kundërshtare.



