
Ditën e nesërme, më 2 janar, ishte planifikuar të luhej ndeshja mes Southampton ku aktivizohet Armando Broja dhe Newcastle. Megjithatë kjo sfidë nuk do të luhet, por është shtyrë për një datë ende të pacaktuar.
Shkak për këtë janë bërë infektimet me Covid-19 në të dyja skuadrat. Kësisoj, organizatorët e Premier League kanë vendosur që ndeshja të shtyhet duke anuluar dhe konferencat e trajnerëve.



