
Me paraqitjet e mrekullueshme në Europian, Mikel Merino tashmë është shëndërruar në objektivin e disa klubeve me emër në Europë.
Ndër to spikat Barcelona, kontrata e të cilit me Real Sociedadin merr fund në qershorin e 2025-sës.
Transferimi i spanjollit mund ti japë më shumë avantazhe ‘’ Los Cules ‘’ i cili rezultoi tejet deçiziv edhe tek Spanja e Luis de la Fuentes.

Me Hansi Flickun në stol, ‘’ Azulgranët ‘’ pretendojnë të rikthehen tek titujt e rëndësishëm duke filluar nga sezoni vijues dhe të jenë protagonistë në të gjithë kompeticionet.
Edhe Arsenali bashkë me Atletico Madridin do të rivalizojnë Barcelonën për 28 vjeçarin por Joan Laporta beson se mund ta arrijë marrëveshjen për afro 20 milionë euro.
Duke iu referuar interesit të Barcelonës tashmë ‘’ Los Txiuriurdines ‘’ kanë filluar të analizojnë të tjera alternativa por javët vijuese do të jenë determinante për të përcaktuar të ardhmen.



