
Duke qenë koshientë se për Jules Kounden kanë kundërshtarë të fortë si Barcelona dhe Real Madridi , drejtuesit e Chelseat kanë hartuar një plan B për prapavijën .
Eder Militao preferohet shume nga Thomas Tuchel por s’duhet përjashtuar se mund të dështojë duke ditur se ‘’ Galaktikët ‘’ preferojnë Jules Kounden dhe përforcimi me francezin mund ta bindë brazilianin për të qëndruar në ‘’ Santiago Bernabeu ‘’.
Megjithatë sipas specialistit të merkatos Ekrem Onur, spanjollët do të dërgojnë një ofertë për qëndërmbrojtësin por asgjë nuk është e sigurtë sepse Carlo Ancelotti ka kërkuar qëndrimin e 24 vjeçarit pasi është një titullar i padiskutueshëm dhe në këtë aspekt italiani kërkon garancinë për të ardhmen në çdo pozicion.
Por ekziston edhe një mundësi e cila lidhet me largimin e Eder Militaos drejt ‘’ Stamford Bridges ‘’ dhe kjo shifër të përdoret për transferimin e Jules Koundes në kryeqytetin spanjoll , lojtar për të cilin Sevilla synon jo më pak se 65 milionë euro.
Fakti se ishi i Portos ishte pjesë e një sezoni të shkëlqyer, të kurorëzuar me dy tituj të rëndësishëm si La Liga dhe Champions League i ka bërë drejtuesit e ‘’ Los Merengues ‘’ të mendojnë një ofertë rinovimi për Eder Militaon, fakt që i ka parapërgatitur ‘’ Blutë e Londrës ‘’ të cilët kanë Presnel Kimbemben asin nën mëngë .
Anglezët janë në një periudhë revolucioni dhe në merkaton e verës do të jepet maksimumi për të plotësuar kërkesat e Thomas Tuchelit, trainer që shumë shpejt i dha rezultatet duke fituar Champions Leaguen .



