
Tek Milani vijojnë përpjekjet për të fuqizuar mbrojtjen në lidhje me sezonin e ardhshëm.
Kuqezinjtë i janë rikthyer një objektivi të vjetër, i cili aktivizohet në Premier League.
Flitet për Andrew Omobamidele, lojtar që po impresionon me Nottingham Forest.
Me vetëm 21 vite mbi supe, irlandezi e ka konsoliduar vendin e titullarit tek anglezët, edhe pse performanca e tyre në kampionat vijon të lërë për të dëshiruar.
Duke qenë se Paris St Germain në shumë raste ka shfaqur interes për Fikayo Tomorin, italianët i kanë bërë llogaritë dhe janë të gatshëm të ofrojnë 25 milionë euro për ishi-n e Norwich.
Ish fituesit e Serisë A s’do të jenë të vetmit në këtë garë pasi për Andrew Omobamidelen disa ekipe në Angli i kanë trokitur në derë Nottingham Forestit.
Objektivi i drejtuesve të Milanit dihet tashmë, i cili lidhet me rikthimin tek trofetë, në Serinë A dhe sidomos në Champions League, kompeticion të cilin e ka fituar shtatë herë.
Nxënësi i Nuno Espirito Santos numëron 8 sfida dhe 1 gol në sezonin aktual me ‘’ Të Kuqtë ‘’, të cilët synojnë qëndrimin në elitën e futbollit anglez.



