Palmeiras i vendos çmimin Endrick

Palmeiras i vendos çmimin Endrick

   Sulmuesi Endrick nuk ka të ndalur me progresin tek Palmeiras  dhe çudia në këtë histori është se e ka zgjeruar suksesin duke u tunduar edhe nga Barcelona dhe Real Madridi me vetëm 15 vite mbi supe.

Brazilianët i ka kapur frika sepse si ‘’ Los Cules ‘’ dhe ‘’ Galaktikët ‘’ mund ti ofrojnë një ambjent ndryshe perlës së Palmeirasit në çdo aspekt dhe drejtuesit e tyre sigurisht kanë filluar të entuziazmohen  .

Me tu informuar për interesin e spanjollëve , përgjigjja ka rezultuar e menjëhershme dhe tepër bombastike sepse  kanë përcaktuar klauzolën prej 100 milionë eurosh për t’ia hapur dyert Endrick drejt kontinentit të vjetër , shifër që nëse do të merrte ‘’ Ok ‘’ e një ndër klubeve të sipërpërmendura, do ta shëndërronte në transferimin më të shtrenjtë në historinë e Amerikës së Jugut .

Sasia e përcaktuar  konceptohet edhe si një vlerësim për kontributin e Endrick por skuadrat respektive e kanë konsideruar të papërballueshme duke e bazuar teorinë e tyre në faktin se  lojtari në fjalë nuk ka ofruar aq shumë për ti vënë një çmim të tillë .

Një element që s’duhet anashkaluar  dhe që është analizuar paraprakisht është se nuk dihet se si mund të vijojë adaptimi i Endrick në tokën e premtuar pavarësisht se është një talent i rrallë.  

Qëllimi i  Real Madridit dhe Barcelonës mbetet ulja e pretendimeve nga Palmeiras për t’i plotësuar në një farë mënyre ëndërrën talentit kryeqytetas që të provohet në një klub prestigjoz  dhe ti japë mundësinë brazilianeve që të kryejnë një operacion historik në merkato.

Të pretendohesh nga këto dy skuadra në një moshë të tillë është vlerësimi më i madh që mund ti bëhet një talenti dhe Palmeiras është përpara një shansi që s’duhet humbur sepse flitet për dy pretendentë të cilët ëndërrohen nga çdo lojtar .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy