
Klubi i Drenicës ka zyrtarizuar ditën e sotme firmën me 9 lojtarë. Nëpërmjet një njoftimi në rrjetet sociale, klubi i Superligës kosovare, bën të ditur se ka afruar 5 lojtarë të rinj, si dhe ka rinovuar me 4 futbollistë të tjerë.
Kreshnik Lushtaku, Jose Denisson Silva, Harallamb Qaqi dhe Kreshnik Uka, kanë firmosur rinovimin me klubin e Drenicës edhe për një sezon tjetër.
Ndërkohë me skuadrën nga Skënderaj janë bashkuar edhe Arbios Thaci, Armend Abazi, Samuel Ni Noye Narh, Erdin Dushi dhe Erjon Morina.



