Kupa e Shqipërisë, Barleti Volley shpallet finalistja e dytë

Kupa e Shqipërisë, Barleti Volley shpallet finalistja e dytë

Barleti Volley është finalistja e dytë e Kupës së Shqipërisë. Pas Tiranës, e cila u kualifikua 2 ditë më parë, vajzat e Barletit mposhtën 3-2 Partizanin në sallën “Feti Borova”.

Gjysmëfinalja e parë kishte përfunduar sërish me po të njëjtin rezultat dhe në këtë mënyrë vajzat e trajnerit Artan Pogoni kalojnë në finale.

Në një ndeshje të fortë dhe me emocione, diferencën e bëri Amarilda Prenga, lojtarja që pavarësisht moshës rezultoi vendimtare për Barletin.

Ndërkohë që pas ndeshjes, trajneri i Barletit u shpreh për TV T se ndihet krenar pasi mundi skuadrën kampione.

Ndërsa Amarilda Prenga ia dedikon këtë fitore dëshirës dhe vullnetit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy