
Prej ditësh në mediat italiane thuhet se sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi do të vazhdojë karrierën në Rusi te skuadra e CSKA Moscow.
Eksperti i merkatos, Fabrizio Romano, e bëri të kryer, duke thënë se ishte rënë dakord që lojtari të largohej drejt Rusisë.
Megjithatë për të përgënjeshtruar këto zëra, mendoi drejtori sportiv i Lazio, Igli Tare. Ky i fundit në një prononcim të shkurtër para ndeshjes me Udinese tha se Muriqi nuk do të transferohet te CSKA.
“Është një lajm i rremë. Muriqi nuk do të transferohet te CSKA Moscow”, tha Tare shkurtimisht.
Muriqi e nisi si titullar ndeshjen e sotme ndaj Udinese në Kupën e Italisë.



