
Presidenti i Federatës Spanjolle, Luis Rubiales, pritet të përballet me një dënim shembullor.
Puthja e Rubiales me lojtaren e Spanjës, Jenni Hermoso vazhdon të shkaktojë diskutime. Numri 1 i Federatës refuzon të japë dorëheqjen, ndonëse ka shumicën kundër në institucionin që drejton.
Në këtë rast, është gati të ndërhyjë edhe FIFA. Sipas raportimeve të fundit, thuhet se institucioni më i lartë i futbollit, po mendon një dënim shembullor për Rubiales.
FIFA ka gati dënimin me pezullim 15-vjeçar për Rubiales. Ky është sanksioni maksimal i mundshëm sipas statutit të organizatës më të madhe ndërkombëtare të futbollit.



