
Sezoni i Marc Cucurellas me shumë ulje-ngritje e ka vënë në dyshim qëndrimin në ‘’ Stamford Bridge ‘’ përtej merkatos së verës.
Spanjolli po zhvillon të katërtin me Chelsean por situata të tilla nuk tolerohen.
Në orët e fundit Manchester United ka ndezur motorrët për kampionin e Europës me ‘’ La Furia Rojan ‘’, i cili pretendohet edhe nga Barcelona.
‘’ Djajtë e Kuq ‘’ kanë hyrë fuqishëm në këtë garë, të favorizuar edhe nga aspekti ekonomik.
Luke Shaw nuk e ka bindur aq sa duhet trainerin Michael Carrick dhe përpara kësaj situate ndryshimi konsiderohet i domosdoshëm.
27 vjeçari është formuar në akademinë e ‘’ La Masias ‘’ dhe i njeh ‘’ Los Cules ‘’ në mënyrë të detajuar.
Rikthimi në Spanjë është i mundshëm por s’duhet anashkaluar interesi i 20 herë kampionëve të Premier Leagues, të cilët konsiderohen në çdo merkato një ndër protagonistët.
Synimi i Joel dhe Avram Glazer është arritja sa më shpejt e objektivit, për ta transferuar Marc Cucurellan në të ashtuquajturin ‘’ Pallatin e Endërrave ‘’, aty ku e pret një ndër ekipet më të pasur në botë, ndër më të suksesshmit në aspektin sportiv në të shkuarën.



