
Sergino Dest u bashkua me Milanin në orët e fundit të merkatos së verës, në formën e huazimit nga Barcelona, me të drejtë blerje.
Megjithatë forma e lojtarit nuk ka bindur drejtuesit e Milanit, të cilët nuk kanë ndërmend të blejnë kartonin.
Mbrojtësi i djathtë do të rikthehet te Barcelona në fund të sezonit, me klubin katalanas që zotëron edhe kartonin e lojtarit.



