Dembele negocion me Parisin

Dembele negocion me Parisin

 Me tu informuar se Osumane Dembele nuk do të rinovojë me Barcelonën , Paris St Germain ka fërkuar menjëherë duart  për francezin .

 ‘’ Les Pariziens ‘’ e kanë gjithmonë prezente idenë e shëndërrimit në dominuesit absolutë të Francës dhe Europës dhe me investimet e deritanishme kanë bërë shumë për ta arritur këtë objektiv  . Mauricio Pochettino ka ende shumë për të dhënë , sidomos tani kur kuq e blutë kanë bërë një rrugë të gjatë për të arritur deri këtu . 

Sipas ‘ Mundodeportivos ‘ , kryeqytetasit kanë vënë në fokus Osumane Dembelen , për të cilin mundësia e rikthimit në Francë është shumë e madhe . Krijimi i një skuadre kompetitive , sidomos me nje treshe brilante si Neymar – Suarez dhe Messi në ofensivë që i dhanë shumë tituj  Barcelonës është vlerësuar nga 24 vjeçari nga Vermon sepse është i vetëdijshëm se mund të arrijë majat  nëse zgjedh ‘’ Parque de Prince ‘’ si shtëpinë e re . 

Një ndër faktorët që e kanë vështirësuar qëndrimin tek katalanasit është se nuk ka qenë në lartësinë e kërkesave të Xavi Hernandez dhe  drejtuesit e ‘’ Los Cules ‘’ e kanë lidhur këtë fakt me një largim të mundshëm nga Katalunja që do të ndikonte në fuqizimin e arkave dhe do ti krijonte  qetësinë e duhur  presidencës .

Nga krahu tjetër ish kampionët e Ligue 1 nuk e kanë të sigurtë qëndrimin e Kylian Mbappes, histori që po fillon ta shqetësojë sheikun Nasser Al Khelaifi dhe largimi i lojtarëve të tillë domosdoshmërisht duhet të rikompensohet me  yje të tjerë për të mos  mbetur në prapavijë .

126 ndeshje, 30 gola dhe 23 asiste me Barcelonën pa anashkaluar shumë dëmtime që kanë prishur  pafundësisht skemat e Ronald Koeman  konsiderohen si mbushja e kupës për Ousmane Dembele dhe e bëjnë të pamundur vijimin me ‘’ Blaugranët ‘’.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy