
Mbrojtësi shqiptar, Berat Gjimshiti, pësoi një dëmtim në ndeshjen e djeshme ndaj Romës, të cilën Atalanta e fitoi me shifrat 3-1.
Gjimshiti u largua nga fusha e lojës në minutën e 70-të, pas një goditje të marrë nga sulmuesi Abraham.
Ende nuk ka një përgjigje sa i përket dëmtimit, por trajneri i Atalantës, Gasperini, u shpreh se rreziku ekziston.
Mendoj se Gjimshiti mori një goditje të fortë në gishtin e madh të këmbës. Duhen testet për të provuar nëse bëhet fjalë për thjesht një goditje apo nëse kemi të bëjmë me një thyerje. Në ditët në vijim do ta shohim, por rreziku ekziston.



