
Trajneri Ardi Behari, në emisionin “Skaner” në MCN TV, foli për fitoren 3-1 të Partizanit ndaj Korabit.
Behari deklaroi se të kuqtë e kishin detyrim fitoren, ndërsa shtoi se e kanë organikën për të synuar në të dyja kompeticionet.
Ndeshja në letër ishte e lehtë dhe fitorja ishte detyrim për Partizanin. Jo vetëm për Kupën, por edhe për të bërë autokritikë pas Vllaznisë. Kishte një rotacion në formacion. Partizani e ka organikën të plotë, për të luftuar në të dyja kompeticionet. Partizani bëri detyrën dhe është gati për ndeshjen e radhës.
Referuar gjendjes në stadiumin e Korabit, Behari tha se bashkia duhet të investojë edhe aty, përveç skuadrës.
Bashkia nuk është se nuk ka investuar në skuadrën e Korabit, nuk do i kushtonte gjë tjetër, për të investuar edhe në stadium.



