Bejzade: Mund të ishim më të zgjuar në mbrojtje, Egnatia është ekipi më i mirë në Superiore

Bejzade: Mund të ishim më të zgjuar në mbrojtje, Egnatia është ekipi më i mirë në Superiore

Trajneri i Laçit, Skerdi Bejzade, foli për MCN TV, pas humbjes që skuadra e tij regjistroi ndaj Egnatias.

Bejzade deklaroi se skuadra e tij kërkonte barazimin pas 1-0 dhe po bënte mirë, por shtoi se duhet të ishin më të zgjuar në mbrojtje. Sipas tij, filozofia e ekipit është të luajë në sulm dhe jo në mbrojtje.

E pashë Egnatian me Partizanin dhe për mua është ekipi më i mirë në Superiore. Pësuam një gol të lehtë nga Dwamena. Gjithsesi u munduam të reagojmë. Nuk qëndruam në mbrojtje, por sulmuam. U munduam, por mungoi saktësia në metrat e fundit.

Ne jemi ekip i ri, kishim Melon me virozë dhe Sobovale kishte probleme në kofshë. Nuk frikësoheshim vetëm për këtë ndeshje, por edhe për të ardhmen, kur ka probleme te lojtarët. Kampionati është i gjatë dhe vjen duke u vështirësuar.

Ne e mbajtëm mirë deri në 1-0. U munduam të barazonim. Rrezikuam, nuk kishim pse të mbanim ekuilibrat. Mbrapa mund të ishim më të zgjuar. Synimi ynë ishte të vazhdonim presingun lart. Duke ditur kualitetin e Egnatias dhe sulmuesit që mund të shënojnë në çdo moment.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy