
Në sezonin e shkuar Anthony Gordon e tregoi se mbetet një ndër më produktivët e Premier Leagues.
Në rradhët e Newcastle United 23 vjeçari ishte determinant me 12 gola dhe 11 asiste në 48 sfida, edhe pse ky ekip nuk mundi ta arrijë objektivin, pjesëmarrjen në Europë.
Me shpejtësinë, inkursionet dhe pasimet preçize anglezi i ka treguar Eddie Howes potencialin, në një ndër kampionatet më të vështirë dhe më të bukur të Europës dhe jo vetëm, pasi siç dihet ‘’ Las Urracas ‘’ përfaqësuan edhe në Champions League.
Një ndër kandidatët për të marrë shërbimet e Anthony Gordon është Liverpooli, një skuadër që ka nisur një tjetër etapë në historinë e saj, nën drejtimin e Arne Slot.
Sipas ekspertit të merkatos Ekrem Onur, drejtuesit e ‘’ The Redsave ‘’ kanë nisur ofensivën për ta finalizuar këtë marrëveshje, për të cilin do të ofrojnë 65-70 milionë euro.
Sigurisht për Newcastlen do të ishte një sukses, edhe pse momentalisht është ekipi më i pasur i botës. Ndërsa për Anthony Gordon konsiderohet një avancim në karrierë, tek një ekip i cili bëri ligjin në të kaluarën në Angli dhe Europë, me të famshmin Jurgen Klopp.
Sipas ekspertëve, lojtari në fjalë premton shumë për të ardhmen, e cila deri në këtë moment lidhet ngusht me një ndër pesë ligat më të famshme të kontinentit të vjetër.
Në të kaluarën sheiku Al- Rumayyan shpenzoi 45 milionë euro dhe me paraqitjet e ka justifikuar investimin e numrit një të Newcastles.



