Presidenti i klubit të Apolonisë, që të mërkurën luan me Teutën e cila është pretendetja kryesore për tu shpallur kampion në javën e fundit, thotë se nuk do bëjnë asnjë tolerim edhe pse vetë nuk pretendojnë për asgjë. Koco Kokëdhima për emisionin ‘Skaner’ në MCNTV saktësoi se Apolonia nuk do tolerojë askënd, sepse kjo është filozofia e klubit.
‘Nuk kemi asnjë siklet nga ftesat që të rrespektojmë garën, të luajmë ndershëm. Këtë e kemi dëshmuar gjithmonë, madje po rrespektojmë kampionatin deri në fund. Është detyra jonë të jemi ndërshëm deri në fund dhe do bëjmë maksimumin deri në fund. Ne do luajmë si të ishim Vllaznia. Ne e bëjmë këtë për vete. Unë kam shumë respekt edhe për Teutën, edhe për sportdashësit e Teutës ashtu edhe për tifozët.
Vllaznia ka tifoz të shkëlqyer, më të mirë nga të gjithë skuadrat e Shqipërisë. Kjo na bën ne të bëjmë më të mirën në këtë ndeshje.
Jam i habitur me diskutimet a do të tolerojë Apolonia apo jo? Ne nuk mund ta bëjmë këtë, sepse nuk mund t’i mësojmë të rinjtë tanë me këtë mënyrë për shkak se është shkatërrimtare. S’ka asnjë interes që ne të përfshihemi në tolerime. Nuk ka shans, sepse shkatërrojmë një investim. Për kë ta bëjmë këtë? Ne jemi kompet indiferent se kush del kampion. Unë kam pëlqyer Lacin. Kam pëlqyer trajnerin e Partizanit. Vllaznia për më tepër nuk duhet të kishte shkuar në këtë situatë. Do ishte kriminale që mos ta justifikonim pritshmërinë e tifozëve të Vllaznisë. Më kanë shkruar nga e gjithë bota. Duhet të kuptojmë edhe se Apolonia nuk është superfuqi, se ndryshe do qëndronte në Superligë.
Unë kam marrëdhënie të shkëlqyer me presidentin e Teutës, por kurrë nuk është hapur një temë e tillë. Nuk ka vend për asnjë insinuatë të tillë,’-u shpreh Kokëdhima.



