Tre javë kampionat, gara ende pa rivalë të qartë/ Kona: Egnatia, skuadra më në formë

Tre javë kampionat, gara ende pa rivalë të qartë/ Kona: Egnatia, skuadra më në formë

Pas tre javësh të kampionatit të Abissnet Superiores, duket ende herët për të përcaktuar me saktësi skuadrat pretendente për titull. 

Kështu vlerëson gazetari sportiv Tami Kona, në një intervistë për "MCN Informacion".

Megjithatë, ai thekson se për momentin është Egnatia ajo që po dominon, si skuadra më në formë në këtë fillim sezoni.

Sado që kampionati sapo ka nisur dhe është herët për të dhënë përfundime, ajo që kemi parë deri tani tregon se Egnatia është në një formë shumë të mirë. 

Në bazë të përbërjes së skuadrës, mënyrës si e ka nisur sezonin dhe lëvizjeve gjatë merkatos, është e qartë që Egnatia ka ndërtuar një ekip që synon titullin kampion. 

Egnatia, si kampione në fuqi dhe pjesëmarrëse në dy kompeticione, ka treguar qëndrueshmëri dhe cilësi të lartë.

Sa i përket skuadrave të tjera, Kona thekson se ka ekipe që synojnë përmirësim në krahasim me sezonin e kaluar. 

Një prej tyre është Elbasani, që po kërkon të tregojë më shumë. 

Nuk mungojnë as emra të njohur si Tirana, që gjithashtu pritet të rikthehet në garën për kreun.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy