Shorti i Europa League/ Zbulohen grupet, do ketë përballje shqiptarësh

Shorti i Europa League/ Zbulohen grupet, do ketë përballje shqiptarësh

Pas shortit në Stamboll, janë zbuluar ditën e sotme grupet e Europa League, për edicionin 2021-2022.

32 skuadrat janë ndarë në 8 grupe, aty ku nuk do të mungojnë edhe përballjet mes futbollistëve shqiptarë.

Napoli, ku aktivizohet mbrojtësi shqiptar, Amir Rrahmani është vendosur në grup me Legian, aty ku aktivizohen dy shqiptarë të tjerë, si Muçi dhe Çelhaka. Grupi plotësohet me Leicester dhe Spartak Moskva.

Grup interesant është edhe ai G, aty ku bëhen pjesë Leverkusen, Celtic, Betis dhe Ferencvaros. Vlen të theksohet se te këta të fundit aktivizohet edhe lojtari i Kombëtares, Myrto Uzuni.

Edhe grupi E, nuk është aspak i lehtë, pasi aty bëjnë pjesë ekipe të mëdha si Lazio, Marsellie, Galatasaray dhe Lokomotiv Moskva.

SHORTI:

GRUPI A: Lyon, Rangers, Sparta Praha, Brondby
GRUPI B: Monaco, PSV, Real Sociedad, Sturm Graz
GRUPI C: Napoli, Leicester, Spartak Moskva, Legia
GRUPI D: Olympiacos, Eintracht Frankfurt, Fenerbahçe, Antwerp

GRUPI E: Lazio, Lokomotiv Moskva, Marseille, Galatasaray
GRUPI F: Braga, Crvena Zvezda, Ludogorets, Midtjylland
GRUPI G: Bayer Leverkusen, Celtic, Real Betis, Ferencváros
GRUPI H: Dinamo Zagreb, Genk, West Ham, Rapid Wien

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy