Napoli, tërhiqet për Mario Hermoson

Napoli, tërhiqet për Mario Hermoson

Transferimi i Alessandro Buongiornos në ‘’ Diego Armando Maradona ‘’ është pasuar me tërheqjen e drejtuesve nga firmosja me Mario Hermoson.

Mbrojtësi ishte prej kohësh në listën e Antonio Contes por sipas burimeve të klubit, ky i fundit është mjaftuar me blerjen e ishi-t të Torinos.

Kur flitet për trainerin nga Lecce, arrihet në konkluzionin se bardhekaltërit do të jenë një ndër rivalët më të vështirë të Serisë A në sezonet vijuese pasi e dëshmoi se çfarë është i aftë të bëjë nën drejtimin e Interit.

Sipas ‘ TMW ‘, 54 vjeçari beson tek aftësitë e dyshes Radu Dragusin- Alessandro Buongiorno, të cilët i konsideron të duhurit për 3-5-2-shin e famshëm të tij.

 

Drupal Ad

 

 

 

Gjatë kësaj merkatoje ishi i Chelseat po jep më të mirën për të formuar një grup lojtarësh kompetitivë, të cilët në këtë fazë parapërgatitore e kanë bindur.

Antonio Conten e presin sfida sa të vështira aq edhe emocionuese por me kapacitetin e shfaqur ndër vite sigurisht kuptohet se presidenti Aurelio Di Laurentis ka qëlluar në shenjë.

Ky trainer do të mbahet mend gjatë, sidomos për faktin se pas nëntë sezonesh dominimi të Juventusit në Serinë A në të kaluarën, e uli këtë skuadër nga froni duke i dhënë Interit titullin kampion.

Referuar ishi-t të Espanyolit duhet theksuar se ka përfunduar sezonin e pestë me Atletico Madridin, i shoqëruar me 45 sfida dhe 2 gola.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy