
Sulmuesi Serge Gnabry me siguri do të jetë një ndër protagonistët e merkatos verore pasi disa klube i janë futur punës për ta afruar 26 vjeçarin.
Premier League vijon të dominojë në këtë histori , me protagonistë Liverpoolin dhe Arsenalin që do të zhvillojnë një supersfidë midis tyre .
Kontrata me Bayern Munchen mbetet e vlefshme deri në qershorin e 2023-shit , por s’përjashtohet fakti se mund ti japë lamtumirën e parakohshme ‘’ Allianz Arenas ‘’ pasi ‘’ The Redsat ‘’ dhe ‘’ Topchinjtë ‘’ meritojnë vëmëndje maksimale.
Pavarësisht rëndësisë në skemat e Julian Nagelsmann , problemet në lidhje me çështjen e rinovimit i japin përparësi anglezëve për ta afruar me elitën angleze , ndër kampionatet më të ndjekur dhe njëkohësisht më të bukurit e futbollit.
Kryeqytetasit e kanë të qartë se për çfarë lojtari bëhet fjalë sepse e shijuan në fillimet e tij për 3 sezone me rradhë e më pas Bundesliga ja hapi derën ku u aktivizua në ekipe si Werder Bremen , Hoffenheim e së fundmi Bayern Munchen.
Me londinezët Serge Gnabry ka zhvilluar edhe etapën e kategorive inferiore, eksperiencë që e bëri shumë shpejt tejet të rëndësishëm në merkato, ndërsa Liverpooli, përpara largimeve të mundshme të Salah apo Sadio Mane synon të rinovojë ofensivën dhe të shtojë furinë .
Serge Gnabry gëzon eksperiencën e të përfaqësuarit të një klubi të famshëm si Bayern Munchen dhe mund të shëndërrohej në një tjetër idhull në ‘’ Anfield Road ‘’ , aty ku do të kishte shansin për të bashkpunuar me Luis Diaz dhe Diogo Jota-n ndër të tjerë .
Serge Gnabry mbetet një kërcënim për çdo mbrojtje kundërshtare, fakt qe e ka treguar edhe me bavarezët, me të cilët në këtë sezon numëron 14 gola në 40 sfida por Premier League konsiderohet një preferencë për shumë futbollistë , sidomos kur bëhet fjalë për ekipe me emër edhe pse Arsenali i Mikel Artetas në vitet e fundit ka lënë shumë për të dëshiruar .



