Andre Silva shumë afër Atleticos

Andre Silva shumë afër Atleticos

 Me kalimin e kohës emri i Andre Silvas ka marrë një interes të veçantë .  Portugezi është vënë  në radarët e  Real Madridit dhe Atleticos  por ngjarjet  e fundit theksojnë një avantazh të lehtë të ‘’ Los Rojiblancos ‘’.  Sipas gazetarit  Marc Behrenbeck kryeqytetasit kanë iniciuar kontaktet me Eintracht Frankfurt për të patur informacione më konkrete  për golashënuesin e Bundesligës .  Analizat e pandalura të Diego Simeones i cili karakterizohet për një uri të pakufijshme drejt suksesit ia kanë mbushur mendjen për 25 vjeçarin ,  kartoni i të cilit arrin 30 milionë eurot , shifër  aspak problematike për Atletico Madridin .

Traineri argjentinas kërkon një lojtar që mund ti ofrojë garanci sulmit .  Në të kaluarën u mendua për një shkëmbim ndërmjet Luka Jovic dhe Andre Silvas por  llogaritë nuk përputhen për arsye të përfitimit të lojtarëve në fjalë dhe mbi këtë çështje Marc Behrenbeck ka theksuar :

“  Diferenca  në lidhje me rrogën është shumë e lartë dhe nuk mund të krahasohet me atë të Andre Silva ‘’ , ishin këto fjalët e tij .

Ky objektiv i ka krijuar shumë entuziazëm të ashtuquajturve ‘’ Los Colchoneros ‘’  të cilët do të kërkojnë me çdo kusht përsëritjen e sezonit në të cilin janë shumë afër fitimit të titullit të 11-të në historinë e tyre i cili në rast konkretizimi do të shënonte fundin një etape të dominimit total të Barcelonës dhe Real Madridit në La Liga . Aktuali për yllin portugez  ka rezultuar ndër më të suksesshmit e karrierës sepse deri më tani ka shënuar  26 gola dhe 6 asiste në 31 ndeshje me një skuadër të dorës së dytë në Bundesligë .

 

 

 

         

 

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy