Gëzdari: Holanda nuk do shkojë larg, do kenë probleme ndaj SHBA

Gëzdari: Holanda nuk do shkojë larg, do kenë probleme ndaj SHBA

Ish-futbollisti Edmond Gëzdari, në emisionin “Skaneri i Botërorit” në MCN TV, tha se Holanda me atë që ka treguar deri tani, nuk do shkojë shumë larg në Botëror. Madje ai shtoi se që në ndeshjen e radhës me SHBA, do e kenë të vështirë.

Gëzdari deklaroi se pavarësisht se përballë kishin një kundërshtar të lehtë, Katari doli disa herë te porta e Holandës.

Dëgjova sot që Van Gal kishte thënë që kjo është Holanda më e mirë, se ajo që doli në vendin e tretë. Kur ishte në vend të tretë, ishin lojtarë më nivel të lartë dhe ndoshta e bëri për t’i dhënë skuadrës moral të lartë. Holanda nuk më bind,. Është shumë e thyeshme në mbrojtje. Luajnë më gjysmësulmues. Ata që luajnë në sulm, janë njerëz që humbasin raste. Dalin shpesh para porte, por nuk shënojnë.

Kur të vijnë ndeshjet me eliminim direkt, duhet kujdes. Holandën nuk e shikoj për rrugë të gjatë, rrezik që nga ndeshja me SHBA, do kenë probleme. Me një lojtar, ose dy, që janë në nivel të lartë, nuk arrihet suksesi. Holanda bëri detyrën, sepse i kishte kundërshtarët të dobët. Katari doli 5-6 herë për të bërë gol te Holanda.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy