Shtohet konkurrenca për Asllanin, Interi arrin marrëveshjen për mesfushorin serb

Shtohet konkurrenca për Asllanin, Interi arrin marrëveshjen për mesfushorin serb

Interi ka arritur marrëveshjen për afrimin e radhës në merkato. Zikaltrit pritet të prezantojnë në orët e ardhshme, mesfushorin Lazar Samardzic. Sipas raportimeve të fundit nga Italia, Interi ka arritur marrëveshjen me Udinese, për transferimin e futbollistit 21-vjeçar. Serbi do të transferohet te zikaltrit në formën e huazimit, me detyrim blerje në fund të sezonit, për 15 milionë euro. Gjithashtu Interi ka gati edhe kontratën 5-vjeçare, me 2 milionë euro në sezon. Afrimi i Samardzic, shton konkurrencën te zikaltrit për mesfushën, repart ku luan edhe lojtari i Shqipërisë, Kristjan Asllani.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy