Alternativa e Parisit për  mesfushën

Alternativa e Parisit për mesfushën

 Prej disa javësh tashmë emri i Paul Pogba ka nisur të qarkullojë tek Paris St Germain .  Mungesa e akordit për rinovimin e kontratës ndërmjet francezit dhe Manchester United i jep të drejtë ‘’ Les Pariziens ‘’ për të nisur tratativat  për transferimin e  28 vjeçarit në ‘’ Parque De Prince  ‘’ . 

Megjithatë ‘’ The Red Devilsat ‘’ përpara kësaj situate  besojnë se do ta gjejnë zgjidhjen në ditët vijuese sepse Paul Pogba është një lojtar kyç në mesfushën e drejtuar nga Ole Gunnar Solskjaer . 

Kontrata e  ishi-t të Juventusit në ‘’ Old Trafford ‘’ mbetet në fuqi deri në  30 qershorin e 2022- shit , fakt që i ka krijuar pakënaqësi ish kampionëve të Ligue 1  të cilët e kanë asin nën mëngë.  Flitet për Corentin Tolisso i cili  vjen pas një eksperience të shkëlqyer tek Bayern Munchen dhe  Mauricio Pochettino e shikon si përforcimin ideal nëse  kuq e blutë nuk do të kenë fatin për të firmosur me Paul Pogba .   

Transferimi tek bavarezët në verën e 2017-tës u konsiderua ndër më të bujshmit por dëmtimet e njëpasnjëshme e kanë penalizuar ndjeshëm progresin e 27 vjeçarit , fakt që ka provokuar vënien e tij në merkato  .

Akoma nuk është e qartë se çfarë rruge mund të ndjekë  nxënësi i Julian Nagelsmann por interesi i Paris St Germain është një indikator se e ardhmja mund të jetë  në kryeqytetin francez .

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy