Lobotka, i vetëofrohet Barcelonës

Lobotka, i vetëofrohet Barcelonës

Aktualiteti tek Barcelona po tregon se drejtuesit duhet ti shtrëngojnë dhëmbët gjatë merkatos së verës.

‘’ Los Cules ‘’ ende vijojnë të kenë problematika të theksuara në disa reparte, veçanërisht në mbrojtje dhe po punohet me shumë përkushtim për tu rikthyer aty ku e meritojnë.

Një lajm pozitiv për spanjollët është se në orët e fundit lojtari Stanislav Lobotka i ka bërë me dije agjentit Branislav Jarusak se dëshiron ti bashkohet Barcelonës në fundin e sezonit.

Mesfushori e përfundon kontratën me Napolin në 2027-tën por në ndeshjen e zhvilluar në Champions League, traineri Xavi Hernandez mbeti i impresionuar nga paraqitja e tij.

Megjithatë, duhen patur parasysh disa faktorë, kryesisht ai ekonomik, i cili i ka penalizuar jo pak katalanasit në vitet e fundit.

29 vjeçari është pjesë e ‘’ Il Partenopei ‘’ prej pesë sezoneve por  fakti se ka patur disa biseda ndërmjet drejtorit sportiv Deco dhe agjentit të sllovakut, evidenton se gjithçka mbetet e hapur në lidhje me periudhën e transferimeve.

Në sezonin aktual Stanislav Lobotka është aktivizuar në 36 sfida me bardhekaltërit, të cilët nuk kanë mundur të përsërisin sezonin e shkuar dhe duke iu referuar performancave të deritanishme, rrezikojnë seriozisht mospjesëmarrjen në Europë në vijuesin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy