Vllaznia luan për fitore, Josa: Kemi probleme, nuk merrem me Teutën

Vllaznia luan për fitore, Josa: Kemi probleme, nuk merrem me Teutën

Vllaznia do të përballet me Teutën ditën e nesërme, në një ndeshje ku shkodranët do të kërkojnë me çdo kusht fitoren.

Në konferencën për shtyp, trajneri Josa e pranoi që skuadra e tij ka pasur probleme në lojë, në këtë fillim kampionati.

Në lidhje me ndeshjen e nesërme, Josa deklaroi se nuk do të merret me kundërshtarin, por shtoi se skuadra duhet të luajë futboll dhe të marrë tre pikët.

Ne nuk mund të themi që nuk kemi vlerësuar ndeshjet e shkuara. Problemi i oshilacioneve është një problem që na preokupon shumë, duke futur dhe ndeshjen e Kupës. Kishim probleme brenda për brenda lojës, pasi patën një gjysmë ore lojë që luajtëm shumë mirë. Patëm oshilacione dhe nuk realizuam golin e dytë.

Janë ndeshje me ekipet që duan pikë. Nuk do të merrem me kundërshtarin dhe duhet të luajmë futboll dhe të marrim pikët, do shoh punën që do të bëjmë në fushën e lojës. Nuk ka kohë për të humbur sepse me ndeshje të veçanta kemi humbur shumë, dhe do të ishim më mirë në klasifikim. Do shohim të marrim pikët dhe jo të luajmë bukur, në ndeshje si kjo në Durrës duhet përqendrim i madh dhe do duhet të dalim me pikë. Duhet të bëjmë mirë si në sulm dhe në mbrojtje pasi kundërshtari do mundohet të na godasë.

Nuk i llogaris të dëmtuarit sepse çdo futbollist gjatë kampionatit do të dëmtohen e do të kemi mungesat tona, por lojtarë që janë në thirrje duhet të jenë gatshëm gjatë  90 minutëshin. Kemi rikthime por kemi dhe lojtarë që janë akoma jashtë si Latifi dhe Boshnjaku.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy