Skënder Gega do të jetë zyrtarisht trajneri i ri i ekipit të Kukësit. Lajmin që qarkullonte prej ditësh e ka konfirmuar vetë klubi verilindor, i cili thotë se prezantimi i trajnerit të ri do të bëhet ditën e hënë në sallën e konferencave të stadiumit ‘Air Albania’, në orën 11:00.
Gega ishte një dëshirë e vjetër e Kukësit pasi në dy raste ka qenë pranë firmës, por këtë herë u zbatua shprehja e treta e vërteta. Gega është trajneri që sezonin e kaluar shpalli Partizanin kampion të Shqipërisë pas 26 vitesh, ndërkohë që vitin e fundit qëndroi pushim.
Po sot klubi i Kukësit njoftoi se Orges Shehi, me të cilin firmosi pas largimit të Shpëtim Duros, nuk do të jetë më trajner i tyre.
Njoftimi i klubit të Kukësit.
ZYRTARE!
Klubi i Kukësit njofton se trajneri i ri i skuadrës, do të jetë Skënder Gega, pasi palët kanë arritur ditën e sotme akordin.
Prezantimi i trajnerit të ri, do të bëhet ditën e hënë në sallën e konferencave në stadiumin "Air Albania", në orën 11:00.
Klubi i uron mirëseardhjen trajnerit Gega dhe suksese me ekipin tonë!



