Shkëndija e Tetovës vazhdon të mos njohë fitore në kampionat, edhe pas javës së dytë. Tetovarët janë mposhtur në shtëpi ditën e sotme nga Renova. Këta të fundit triumfuan 1-2, duke marrë kështu fitoren e parë për këtë sezon.
Në krahun tjetër, Shkupi ka marrë gjithashtu fitoren e parë për këtë sezon, teksa ka mposhtur 2-0 Makedonija GP.
Fitore ka korrur edhe Struga, që ka mposhtur minimalisht Pelisterin në shtëpi. Heroi i struganëve ishte Skënderi, i cili realizoi në minutën e 60-të për të tijtë.
Për sa i përket rezultateve të tjera, Borec mposhti 2-1 Tikves, ndërsa Skopje barazoi pa gola me Bregalnican.
LIGA 1 MAQEDONIA E VERIUT – JAVA 2
E diel, më 15 gusht 2021, ora 17:00
Borec-Tikves 1-1
Skopje-Bregalnica Stip 0-0
Shkëndija-Renova 1-2
Shënues: Doriev 67’/ Jusufi 20′, Selmani 48′
Shkupi-Makedonija GP 2-0
Shënues: Senghor 42′
Struga-Pelister 1-0
Shënues: Skenderi 60′



