
Interesi i Al Nassr për Cristiano Ronaldon është shndërruar në një ndër tematikat më pikante të aktualitetit .
Portugezi konsiderohet një ndër lojtarët më të mirë në vitet e fundit dhe këtë fakt e kanë konfirmuar shumë trofe individualë dhe kolektivë të fituara ndër vite.
Oferta prej 200 milionë eurosh në sezon u konsiderua tërësisht bombastike për ‘’ Cr7 ‘’ por sipas ‘As ‘ , paga e luzitanit nuk do ta arrijë këtë shifër dhe duhet parë se si do të vijojnë ngjarjet deri në fund për të ardhmen e 37 vjeçarit nga Madeira .
Momentalisht oferta nga Arabia Saudite ka fituar dukshëm terren, e cila nëse do të pranohet, pesë herë fituesi i ‘’ Topit të Artë ‘’ do të provonte veten në një ligë që as ka të krahasuar me klubet ku ka performuar por aspekti ekonomik mund të rezultojë determinant në vendimin e Cristiano Ronaldos.



