Nisin punimet në Lushnje për një kompleks futbolli

Nisin punimet në Lushnje për një kompleks futbolli

Federata Shqiptare e Futbolli, vazhdon me investimet në infrastrukturë. Së fundmi kanë nisur punimet për ndërtimin e 3 fushave dhe ndërhyrjen në fushën e stadiumit “Roza Haxhiu” në Lushnje.

Në njoftimin e FSHF thuhet se ky investim konsiston në rikonstruksionin e fushës së këtij stadiumi përmes sistemimit të bazamentit dhe më pas mbjelljen me bar natyral, si dhe në investimin e tre fushave të tjera të reja, që do të jenë me bar natyral dhe artificial, ku njëra do të shërbejë për seancat stërvitore të ekipit të parë dhe stërvitjet e ekipeve zinxhir, e dyta për stërvitjen e fëmijëve deri në moshën U-13, ndërsa do të bëhet edhe rikonstruksioni nga e para e aneksit stërvitor, që do të shërbejë për të gjitha ekipet dhe aktivitetet sportive të shkollave.

Në kuadër të një vizite inspektuese në këtë investim, që pritet të ndryshojë tërësisht infrastrukturën futbollistike në qytetin e Lushnjës, kreu i futbollit shqiptar Armand Duka ka ftuar të gjitha njësitë vendore dhe të interesuarit për të bashkëpunuar me FSHF-në për të bërë të mundur ndryshimin e infrastrukturës në Shqipëri.

“Në fakt, jam vërtetë i kënaqur që jam sot këtu, në fillimin apo në kurorëzimin e një marrëveshje të bërë me Bashkinë e Lushnjës një muaj më parë dhe në fillimin e punimeve. Kemi filluar me rikonstruksionin e fushës para stadiumit, në bashkëpunim me kryetaren, që dëshiroj ta falënderoj për gatishmërinë dhe kontributin, jo vetëm për vullnetin, por edhe për financimin e përbashkët për rikonstruksionin apo rindërtimin e të gjithë infrastrukturës së futbollit në Lushnje. Kjo marrëveshje konsiston në ndërtimin e fushës ku jemi, të një fushe tjetër me bar natyral, në anësoren e stadiumit dhe të një tjetër fushe me bar artificial nga ana tjetër e stadiumit, por gjithashtu edhe në rigjenerimin e fushës së stadiumit “Roza Haxhiu”.

Unë mendoj që me këtë investim, qyteti i Lushnjës do të ketë një të ardhme shumë më të mirë për futbollin, kryesisht për fëmijët, që ne dëshirojmë t’i afrojmë në futboll. Edhe njëherë, falënderoj kryetaren dhe t’i shprehja gatishmërinë përmes kryetares çdo lloj një njësie vendore në Shqipëri apo çdo të interesuari që do të bashkëpunojë me ne për të ndryshuar infrastrukturën sportive në dobi të fëmijëve, në dobi të futbollit dhe të ardhmes së tij.”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy