
Kapiteni i Vllaznisë, Erdenis Gurishta, është shprehur se te shkodranët janë të uritur për fitore ndaj Partizanit. Në konferencën për shtyp, ai deklaroi se do të jetë një sfidë me shumë ekuilibra.
“Është një superndeshje. Ka dhënë gjithmonë emocione dhe spektakël. Më shumë se këto, nesër jemi të uritur për tri pikë. Ky është objektivi nesër. Ecuria në përballjet direkte ka qenë mirë për ne, nuk na kanë mposhtur as sezonin e shkuar. Ata vijnë nga një ecuri e mirë, por mos harrojmë se edhe ne kemi bërë mirë.
Do jetë një ndeshje me shumë ekuilibra, diferencën do e bëjnë detajet. Besoj se nesër tifozët do jenë të shumtë në Tiranë. Stadiumi “Air Albania” ka qenë një ogur i mirë për ne, ashtu besoj do jetë edhe nesër. Partizani ka objektivat e veta, janë pesë pikë pas nesh. Shpresojmë që nesër me maksimumin të shohim për lart, kemi mundësi për tre vendet e para.”



