Vllaznia e femrave në “play off” e Champions League, Duka: Krenari për futbollin shqiptar

Vllaznia e femrave në “play off” e Champions League, Duka: Krenari për futbollin shqiptar

Kampionia e Shqipërisë për femra, Vllaznia ka debutuar me sukses në aventurën e saj europiane, duke u kualifikuar kështu për në raundin “play-off” të UEFA Women Champions League.

Vajzat kuqeblu arritën të mposhtnin me rezultatin 1-0 kampionen e Sllovakisë, Spartak Myjava, duke siguruar kështu një biletë për në turin vendimtar, ku luhen shanset e mëdha për t’u kualifikuar në fazën e grupeve të kompeticionit më të rëndësishëm për klubet në Europë.

Vllaznia e kaloi sërish turin ashtu si edhe sezonin e kaluar ku u eliminua në fazën finale të kualifikueseve nga Juventusi, teksa tashmë ekipi shkodran do të presë shortin e 1 shtatorit për të mësuar kundërshtarin e radhës.

Nëse kampionia e Shqipërisë do të kalonte fazën “play-off”, që luhet me sistem vajtje-ardhje, atëherë do të shkruante historinë si skuadra e parë shqiptare për femra që luan në fazën në grupe të UEFA Women Champions League.

Pas këtij suksesi edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, ka shprehur krenarinë për suksesin e Vllaznisë, që kualifikon vajzat shkodrane në 32 skuadrat më të mira të Europës.

"Një arritje që na bën të gjithëve krenar për investimin që kemi bërë për futbollin e vajzave në këto vite dhe në të njëjtën kohë na nxit që të punojmë akoma më shumë. Gjithë futbolli shqiptar është krenar për këtë skuadër", u shpreh Duka. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy