
Së fundmi Barcelona është përballur me një tjetër problem . Katalanasit s’kanë dalë të fituar në lidhje me rinovimin e kontratës me Sergi Roberton , fakt që e bën spanjollin të negociojë me cilindo klub që dëshiron duke filluar nga 1 janari i 2022- shit .
29 vjeçari është një lojtar për tu marrë në konsideratë për shkak se ka lënë gjurmë tek katalanasit por këta të fundit janë duke përjetuar një ndër periudhat më të vështira në aspektin ekonomik dhe ia kanë lënë të hapur derën për largimin nga ‘’ Camp Nou ‘’ disa lojtarëve të rëndësishëm .
Kontributi i Sergi Robertos me një Barcelonë që ka ardhur në renie është vlerësuar nga Atletico Madridi .
Ndër vite ‘’ Los Colchoneros ‘’ kanë patur sukses në marrëdhëniet me ‘’ Los Cules ‘’ sepse kanë mundur të transferojnë komponentë kyç si David Villa , Luis Suarez apo Antoine Griezmann të cilët gjatë eksperiencës në ‘’ Wanda Metropolitano ‘’ e kanë bërë shumë krenar trainerin Diego Simeone .
Megjithatë kryeqytetasit do të kenë një lloj presioni gjatë rrugës sepse Manchester City do ti kërcënojë vazhdimisht .
Bardhekaltërit kanë marrë një leksion të rëndësishëm nga disfata e merkatos së kaluar gjatë të cilës nuk arritën ta transferonin Sergi Roberton në ‘’ Etihad Stadium ‘’ por uria e pakufijshme për sukses e mbështetur fuqimisht nga krerët e presidencës i japin të drejtën ‘’ The Citiziens ‘’ të ritentojnë operacione të kësaj natyre .
Pa dyshim protagonizmi i fituar ndër vite tek Barcelona është një ndër përgjigjet e të tashmes brilante me sytë drejt një të ardhme akoma më produktive për një lojtar determinant për ‘’ Blaugranët ‘’.



