
Pas shkarkimit si traineri i Fenerbahçes, Jose Mourinhos menjëherë i kanë trokitur në derë pretendentët.
Bëhet fjalë për Manchester United, drejtuesit e të cilit e vlerësojnë portugezin, fitues i disa titujve të rëndësishëm në të shkuarën.
‘’ The Special One ‘’ vijon të jetë një ndër më të mirët në këtë profesion pavarësisht ulje-ngritjeve të cilat janë mëse normale.
Ruben Amorim nuk ka patur ecurinë e duhur tek 20 herë kampionët e Premier Leagues dhe ky fakt konsiderohet i patolerueshëm nga krerët e tyre.
62 vjeçari ka një eksperiencë të gjatë mbi supe, i cili ka drejtuar në Portugali, Spanjë, Itali dhe Angli, sigurisht ekipet më të rëndësishëm.
Moskualifikimi në fazën e grupeve të Champions Leagues konsiderohet një dështim për Fenerbahçen, ekip i cili është mësuar të jetë rregullisht pjesëmarrës pothuajse në çdo sezon.
Ndërkohë, tek ‘’ Djajtë e Kuq ‘’ vijon entuziazmi, si tek drejtuesit ashtu edhe tek tifozeria e zjarrtë sepse Jose Mourinho mbetet një ndër më cilësorët në training dhe e njeh shumë mirë rrugën drejt suksesit.



