Inter në sulm për Cavanin

Inter në sulm për Cavanin

Dilema e Edinson Cavanit vijon dhe ekipet sa vinë e shtohen për shërbimet e uruguajanit.

Në ‘’ Giusseppe Meazza ‘’ ka filluar të mendohet për ‘’ El Matador ‘’ , lojtar që e njeh shumë mirë Serinë A dhe veçanerisht Interin pasi e ka patur rival në të kaluarën.

 Zikaltërit duan të përfitojnë me parametër zero dhe të kenë një vlerë të shtuar në 11-shen e Simone Inzaghit i cili ka treguar karakter në krye të stolit dhe synon të rrisë produktivitetin në metrat e fundit ashtu siç u veprua edhe me Edin Dzekon .

Kampioni i Italisë pretendon të mos devijojë dhe  siç raportohet nga ‘ As ‘ ka menduar një kontratë 2 vjeçare për 35 vjeçarin i cili pretendon të rikthehet në formën optimale dhe të përjetojë të njëjtat ndjesi si me Palermon apo Napolin , skuadër në të cilën konsiderohet një legjendë . 

Situata në ‘’ Old Trafford ‘’ është tejet kaotike dhe zgjidhja më e mirë konsiderohet  ndryshimi ambjentit për ti hedhur hapat e mbetura siç duhet , tek një skuadër që e njeh shumë mirë suksesin dhe aktualiteti e favorizon duke iu referuar Scudettos pasi nga Champions League iu desh të largohet pas eleminimit nga Liverpooli.

 Për golashënuesin nga Salto para pak kohësh u interesua edhe Botafogo dhe Barcelona por me ndërhyrjen e Interit , historia bëhet edhe më interesante dhe tregon qartësisht aftësitë e ishi-t të Paris St Germain .

Pas shumë vitesh sakrificash Interi ka arritur në një stad tjetër duke i bërë krenarë drejtuesit dhe puna vijon të jetë voluminoze sepse duhet të shtohet vigjilenca pasi e  ardhmja parashikohet shumë kompetitive dhe e paparashikueshme  .

Situata e vështirë e ‘’ The Red Devilsave ‘’ ka influencuar direkt në rendimentin e Edinson Cavanit që s’ka mundur të shprehet në metrat e fundit dhe mënyra më e thjeshtë për të shpëtuar prej këtij ferri është largimi nga ‘’ Pallati i Endërrave ‘’.

 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy