Chelsea pretendon Manuel Ugarten

Chelsea pretendon Manuel Ugarten

Pas firmosjes me Mauricio Pochettinon , tek Chelsea ka filluar puna në funksion të merkatos së verës, e cila zyrtarisht do të nisë në 1 korrik.

Sezoni për tu harruar i ‘’ Bluve të Londrës ‘’ , skuadër që pas shumë vitesh nuk arriti të siguronte pjesëmarrjen në Europë , sigurisht imponon një sforco gjatë kësaj periudhe për ta rikuperuar sa më shpejt terrenin e humbur. 

Manuel Ugarte, i cili performon në rradhet e Sporting Lisbonës , është shëndërruar në objektivin e trainerit argjentinas  dhe sipas portugezes ‘ Record ‘  Todd Boehly ka realizuar një ofertë prej 60 milionë eurosh plus 5 të tjera bonuse për mesfushorin nga Uruguai.

Thuhet se David Fofana mund të përfshihet në këtë operacion por kryeqytetasit s’do ta kenë aq të lehtë sepse edhe Paris St Germain ka treguar interes për Manuel Ugarten . 

Vlera momentale e kartonit arrin 25 milionë eurot, i cili është shëndërruar në një ndër më të rëndësishmit tek portugezët , me të cilët ka zhvilluar 47 sfida gjatë këtij sezoni duke u aktivizuar në 42 si titullar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy