
Javët e fundit kanë rezultuar shumë të vrullshme në lidhje me të ardhmen e ‘’ Papu ‘’ Gomez . Për argjentinasin vijon të luftojë Milani por spekullimeve të shumta ia ka mbyllur gojën agjenti i 33 vjeçarit Beppe Riso i cili gjatë një deklarate për TuttoMercatoWeb ka përgjënjeshtruar zërat duke theksuar se ishi i Atalantës është shumë i lumtur tek Sevilla :
“ Momentalisht Papu është shumë i lumtur tek Sevilla dhe nuk mendon largimin nga ‘’ Sanchez Pizjuan “ , ishin këto fjalët e italianit duke i vënë vulën kësaj çështje .
Pavarësisht se është një kampionat krejtësisht ndryshe me Serinë A mesfushori nga Buenos Aires ka treguar shpirtin luftarak duke u adaptuar shumë shpejt në skemat e Julen Lopeteguit ku dha një kontribut të vyer për kualifikimin andaluzëve në Champions League .
Pas suksesit në Kupën e Amerikës me Argjentinën ‘’ Papu ‘’ Gomez do të kërkojë shtimin e trofeve me Sevillan në një sezon sa interesant aq edhe kompetitiv .
23 ndeshjet e sezonit konfirmuan aftësitë e padiskutueshme në fushë të cilat i shoqëroi me 3 gola .



