
Gazetari Edi Hajdini deklaroi në studion e lajmeve të MCN Tv se kampionati shqiptar ka hyrë në një fazë interesante, duke qenë se skuadrat kanë marrë pozicionet e tyre dhe dihet se cilat synojnë titullin dhe cilat duan t’i shpëtojnë rënies nga kategoria.
Më tej, Hajdini tha se kampionati ynë ka pasur rënie të tifozëve vitet e fundit, dhe kjo mund të jetë shkaktuar nga besueshmëria jo e plotë e ndeshjeve dhe kushtet e stadiumeve.
Kampionati ka hyrë në fazë interesante, është fazë ku nuk kemi ndarjeje, është ngjeshje e skuadrave. Janë 36 javë në total, janë bërë vetëm 16. Skuadrat kanë marrë pozicionet e tyre dhe dihet kush synojnë titullin dhe cilat pretendojnë t’i shpëtojnë rënies nga kategoria.
Partizani hodhi një hap fals në fushën e vet me Vllazninë. Kampionati ynë vitet e fundit ka pasur rënie të tifozëve, të cilët nuk i ndjekin ndeshjet e kampionatit. Besueshmëria jo e plotë tek ndeshjet, kushtet e stadiumeve mund të jen% shkaqet. Dhe “Air Albania” ka kapur kapacitete të plotë vetëm në derbi. Në "Selman Stërmasi" është numër i reduktuar tifozëshnë çdo ndeshje. Në kompleksin "Partizani" ndeshja e djeshme mes Partizanit dhe Vllaznisë kishte 3 mijë tifozë, që është numër i konsiderueshëm, i mirë duke marrë parasysh datat dhe oraret. Pati interes të pëlqyeshëm.
Në atë ndeshje, skuadrat ishin në vëzhgimin e trajnerit të kombëtares. Për të parë nivelin e kampionatit. Partizani dje hidhi hap fals, e komplikoi veten.



